Fraj: Për shkak të “krenarisë”, nuk duhet të lëshohen përparësitë që sjell BE

Torsten Fraj, anëtar i Bundestagut gjerman nga radhët e partisë në pushtet CDU, ka Maqedonia duhet të ndjek hapin në sferat e të drejtave të njeriut, sigurinë juridike, lirinë e të shprehurit dhe të mediumeve, si dhe rreptësishtë të plotësojë kriteret nga Mastrihti. Fraj tohtë se këtë e ka deklaruar në të gjitha bisedimet. “Vetëm të jem i qartë se kjo nuk nënvlerëson reformat që kanë arritur statusin e vendit kandidat dhe rekomandimin nga Komisioni Evropian për fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE”, ka thënë Fraj, në një intervistë për “Nova Makedonija”.

Fraj ka thënë se është takuar me negociatorin për çështjen e emrit, Vasko Naumovski, dhe ka fituar ndjesinë se mund të sjellë stimul të ri për këtë çështje.

“I kam treguar se zgjidhja e kësaj çështje është kyçe për zhvillim të mëtutjeshëm të vendit. Në të njëjtën kohë kam theksuar se të mirat e vendit dhe prosperiteti i qytetarëve nuk duhet të varen nga emri. Kam këshilluar gjithashtu që seriozisht të diskutohet për një kompromis me të gjitha palët e përfshira. Maqedonia nuk duhet të lëshojë përparësitë që vijnë me anëtarësimin në BE vetëm për shkak të krenarisë”.

Fraj ka thënë se në bisedimet me Greqinë, Maqedonia ka përkrahjen e plotë, qëndrim që gjithashtu përherë është theksuar edhe nga kancelaria Merkel. “E dimë se Maqedonisë i nevojitet përkrahje nga jashtë në këtë situatë, edhe atë posaçërisht nga Gjermania”.

Ndërkohë, deputeti gjerman ka vlerësuar se Maqedonia ka pasur një përparim të rëndësishëm viteve të fundit, si për shembull në politikën ekonomike, rritja e investimeve dhe avancimi në sistemin arsimorë në drejtim të duhur.

Lajme të ngjashme

Back to top button