Për shkak të gabimeve teknike lënda e gazetarit Kezharovski shëtit nëpër gjyqe

Për shkak të një gabimi teknik në tekstin e vendimit të gjyqit, lënda e gazetarit Tomislav Kezharovski me muaj është shëtitur nëpër gjyqe për shkak se ju ka vazhduar paraburgimi shtëpiak, raporton “Telma”.

Gjykatësit nga Gjykata Penale në shkrimin e vendimit të gjyqit kanë gabuar emrin dhe për këtë shkak i gjithë vendimi i gjyqit prej 128 faqeve duhet të ripunohet.

Ky gabim dhe përgatitja e gjatë e vendimit të shkallës së parë ka mbajtur Kezharovskin së paku edhe gjashtë muaj më shumë në paraburgim. Gjykatës së Apelit i nevojiten katër muaj që të kryej përgatitjet për seancë publike.

“Periudha kohore e marrjes së lëndës deri në caktimin e seancës, për këtë lënë nuk është e gjatë që të tregohet se nuk po veprohet. Gjykatësit është dashur të caktojnë një termin dhe i pari termin i lirë është kah fundi i tetorit, bëhet fjalë për krim të organizuar dhe lëndë e gjerë. Nuk janë të parapara afate për veprim dhe caktim të seancave. Afati i vetëm që duhet të respektojmë është nga data e caktimit të seancës kur nuk duhet të ketë më pak se 14 ditë”, ka deklaruar për Telma, gjykatësi dhe zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Safet Kadri.

Pas dhjetë muajve pas thënies së vendimit, Kezharovski këto ditë do të merr ftesë për seancë publike në Gjykatën e Apelit ku gjykatësve do të mund të ju shpjegon pse kërkon abrogim të vendimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button