Kryeministri hungarez putinizon Hungarinë

Para dy vjetëve, Vladimir Putin, akuzoi të gjitha shoqatat joqeveritare se janë pjesë e shpiunazhit të huaj, duke i luftuar dhe dënuar ata. Tashmë kjo nuk ndodh vetëm në Rusi, por edhe në mes të Europës, Hungari.

Për kryeministrin hungarez, Viktor Orban, nuk ka vend për kritika dhe se shoqatat që tentojnë kritikat janë të destinuara të mbyllen.

Shumë prej tyre kontrollohen thuajse çdo ditë nga policia e shtetit, duke ua marrë edhe LapTop-at për ti ndjekur më lehtë aktivitetet e tyre. Gjithashtu pjesë e “putinizimit” është edhe krijimi i listës së zezë, ku janë futur një sërë intelektualësh dhe shoqatash, që thjesht nuk mendojnë si ai. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button