Economist: A do ndryshojnë territoret e Europës?

“Kryeministri britanez, David Camoroun, ka mbetur me shumë pak miq dhe ata janë katalonjasit dhe një pjesë e minoriteteve tjera që kërkojnë pavarësi,” shkruan javorja Economist.
Skocia do vendosë në referendumin e së dielës nëse do pavarësohet përfundimisht nga Britania, ndërsa nga fryma e skocezëve, edhe katalonjasit kanë vendosur një datë për referendum, por kjo e fundit nuk njihet si ligjore nga mbreti i Spanjës, andaj Barcelona akuzon Madridit se nuk ka demokracinë e Londrës, gjegjësisht të Camerounit.

Të dy kombet u futën në mbretëritë përkatëse në fillim të shekullit të XVIII-të, duke i bërë bashkë edhe në kërkesat e tyre.

Përveç nacionalizmit, katalonjasit kërkojnë pavarësi fiskale, ku 8% që dërgohet në Madrid, të mbetet në Barcelonë, në anën tjetër, skocezët kërkojnë pushtet absolut mbi rezervat e naftës në territoret e tyre.

Javorja Economist, shprehet, se “në rast se katalonjasit dhe skocezët bëhen të pavarur, atëherë pse të mos bëhen të tillë edhe, baskët, flamanët, korzikasit, por edhe bavarezët?”

Në fund analizohet edhe BE, ku bëhet e ditur se me rritjen e lëvizjeve për pavarësi si dhe me rritjen e ekstremit të djathtë, vënë në pikëpyetje edhe ekzistencën e vetë BE-së./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button