A është iPhone 6 si Nexus Google 4?

Një analizë rreth iPhone 6 tregon se në këto nivele ka qenë Android 2 vjet më parë. A është e vërtetë?

Apple pretendon se ka dizajn të ri, etj etj, por kritikuesit e Apple thonë se nuk ka asgjë të re, krahasuar me Google Nexus 4 në vitin 2012.

Po pse nuk kishte sukses Nexus 4? E pra, Google nuk ishte i mirë në marketing. Për më tepër, Nexus 4 vuajti edhe sepse nuk ishte një iPhone. Arsyeja pse përdoruesit e Apple vazhdimisht kanë blerë iPhone është në lehtësinë e përdorimit, thjeshtësisë, dizajn të bukur dhe shërbimin e klientit në dyqan që ofron vetëm Apple.

Është një e vërtetë e dhimbshme për konkurrentët dhe për ata që besojnë se iPhone janë inferiorë në nivelin inxhinierik.

Apple është gjithmonë i pari me çdo gjë. Apple mendon më gjatë dhe më fort për atë që dëshiron të shesë. Apple i konsideron detajet pak më thellë. Dhe ka një audiencë të gatshme që blen filozofinë e tyre thelbësore, jo vetëm një produkt të veçantë.

Besnikët e Apple janë jashtëzakonisht të bindur, sepse ata besojnë se Apple bën vërtet atë që premton, duke shtuar diçka në jetën e tyre. Edhe në qoftë se Nexus 4 ishte përpara kohës së vet, çfarë bëri? Asgjë , me sa duket.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button