Ujë me limon, magjik për gurët në veshka

Uji me limon është një mrekulli e vërtetë. Studimet e fundit i referohen edhe mundësisë për tu dobësuar me ujë me limon, duke penguar njëkohësisht oreksin. Limoni përmban një sasi të madhe të vitaminës C, por edhe të nutriantët e tjera si bioflavonoidi, pektina, acidi, vitamina A, B1, B6, kaliumi, kalciumi, magneziumi, fosfori, mangani, etj.

Tashmë është vërtetuar se nëse përdorni ujë dhe limon në mëngjes, mund të reduktoni gurët në veshka. Lëngu i limonit përmban acid dhe është shumë i mirë për filtrim të veshkave. Ju duhet të pini gjatë gjithë ditës ujë me limon. Mjafton të shtrydhni ½ limon në një shishe, e cila është e barabartë me 8 gota ujë.

Ndërkaq, nëse vuani nga kapsllëku ju mund të përdorni lëngun e limonit, përzier me ujë të ngrohtë. Kësaj përmbajtje mund t’i hidhni edhe një lugë mjaltë dhe ta pini çdo ditë. Nëse keni probleme me stomakun, përziejeni lëngun e ½ limoni me gjysmë luge sodë buke në një gotë ujë. Prej kohësh është përdorur lëngu i limonit për dhimbjen e fytit. Acidi i limonit (acidi citrik) dhe vitamina C, forcon sistemin e imunitar.

Lajme të ngjashme

Back to top button