Në Pukë grabitje me armë, plagosen 5 persona, mes tyre 2 fëmijë, njëri 5 vjeç

Pesë persona kanë mbetur të plagosur gjatë një grabitje me armë mëngjesin e kësaj të diele, mes të cilëve edhe një fëmijë 5- vjeç.

Siç njofton News 24, ngjarja ka ndodhur në Qafë Qelë rreth orës 04:40 minuta teksa çifti Mirjeta dhe Zamir Xhaferraj së bashku me 2 fëmijët dhe kunatën, Valbona Kopani dhe të shoqin e saj, Astrit Kopani ishin duke udhëtuar me automjetin e tyre te tipit ‘Opel Astra’ AA506DP.

Në këtë moment janë shfaqur tre persona të maskuar. Dyshohet se Astrit Kopani ka tentuar të shmangë përballjen me grabitësit dhe këta të fundit nuk kanë kursyer plumbat në drejtim të automjetit në lëvizje.

Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur bashkëshortët Zamir, Mirjeta Xhaferraj, 42 dhe 33 vjeç, 2 fëmijët e tyre, A.XH 9 vjeç, E.XH 5, më e vogla 5 vjeç, që është dërguar me helikopter në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak. Po kështu plumbi ka qëlluar dhe kunatën e çiftit, Valbona Kopanin, 44 vjeçe. Po drejt Tiranes u nis dhe babai i 5 vjecarit, ZamirXhaferraj dhe kunata, Valbona Xhaferraj.

Gjendja e tyre pohohet se është e rënde, por jashtë rrezikut për jetën.

Lajme të ngjashme

Back to top button