Liria largohet nga Liga e Parë e basketbollit

Klubi i basketbollit Liria nuk do të jetë pjesë e Ligës së Parë në sezonin e ardhshëm, pasi që klubi i ka tejkaluar të gjitha afatet për të paraqitur pjesëmarrjen. Shkaku i largimit nga garat është se Liria nuk arriti që të gjejë sallë për paraqitjen e ekipit, edhe përkundër asaj se Liria ishte pjesëmarrës i rregullt në Super Ligë.

Pas dorëzimit nga këto gara të Lirisë, Federata e Basketbollit të Maqedonisë, në afat sa më të shkurtë do të vendosë se kush do të jetë ekipi që do të plotësojë vendin e ekipit nga Çairi.
Kandidat të mundshëm për të plotësuar vendin e zbrazët në Ligën e Parë janë ekipet e T-basket nga Tetova dhe KSK 2013 nga Kumanova.

Sezoni i ri në Ligën e Parë të basketbollit do të fillojë me 11 tetor. Në xhiron e parë do të takohen Strumica – Kumanova, Vodnjanski lisici – Shtipi, MZT – Feni Industri, Kozhufi – Karkosh Sokoli, ndërsa Rabotniçki do të pret për kundërshtarin vetëm pasi që të mësohet emri i ekipit që do të plotësojë Ligën e Parë, ose do të jetë i lirë në xhiron e parë. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button