Aeroporti i Cyrihut ka probleme me shpezët

Deri tash 65 raste kanë ndodhur këtë vit kur shpezët përfundojnë në motorët e aeroplanëve në aeroportin e Cyrihut. Një rast i tillë është raportuar të martën.

Një aeroplan ishte kthyer të martën në rrugën që kishte nisur për në Nju-Jork menjëherë pas fluturimit.

Një shpend kishte përfunduar në motorin e aeroplanit të Edelweiss, një Airbus A330. Aeroplani ishte detyruar të kthehet prapa, pasagjerët kishin ndërruar aeroplanin.

Piloti kishte raportuar për dridhje, prandaj kishte zgjedhur këtë masë sigurie. Zogu kishte dëmtuar motorin, riparimi i të cilit do të kushtojë 60.000 franga.

Jo gjithmonë motorët dëmtohen nga shpezët.

Zëdhënësi i Edelweiss, Andreas Meier, ka thënë për “20min” se nga shpezët që kishin fluturuar në drejtim të aeroplanit të tyre dëmi ka kapur vlerën deri në 80.000 franga.

Sipas tij, në rastin më të keq, mund të kushtojë një dëm i këtillë deri në 250.000 franga me të gjitha shpenzimet.

Janë disa raste kur i gjithë motori duhet të zëvendësohet, e kjo do t’u kushtonte kompanive ajrore deri në 20 milionë dollarë.

Në aeroportin e Cyrihut janë angazhuar një kohë të gjatë për të gjetur një zgjidhje për t’i mbajtur larg shpezët nga aeroplanët. /albinfo/

Lajme të ngjashme

Back to top button