Fjolla, Dafinës: Pse nuk i bëre këngë Tunës, ajo nuk është pa konkurrencë

Këngëtarja Fjolla Morina, gjatë një paraqitje televizive në Top Show ka treguar arsyet pse këngën e fundit “Queen” ja ka dedikuar Tunës dhe Dafinës.

Fjolla me këngën “Queen” shfaqi një paraqitje relativisht ekstravagante, teksa nga ana tjetër me tekst ka provuar që të cënojë integritetin skenik të Tunës, e për këtë kritikoi dhe Dafinën, transmeton Telegrafi.

“E kam bërë këtë këngë për shkak se kam dashur që t’i tregoj Tunës se ajo nuk është pa konkurrencë”, theksoi Fjolla e pyetur pse e lansoi këngën “Queen” për t’iu referuar edhe fjalës “konkurrencë nuk kam” që Tuna e përdor te hiti i kësaj vere “MMV”.

Ajo ka thënë se insiston që këtë këngë është dashur ta bëjnë edhe të tjerët, me theks të veçantë ajo kritikoi Dafinën.

“Më ka penguar Dafina se pse nuk ka dalë t’i tregojë Tunës që ka konkurrencë”, përfundoi Fjolla.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Nuk e di cka keni ju portalb qe jeni qu kunder Dafines, ajo osht loqk. Pse ste pelqen ti o gazetar neve ne pelqen 🙂

Back to top button