Tugjman, Millosheviq, Gruevski kanë të përbashkët mospëlqimin e fondacioneve të Sorosit

Regjimeve autoritare të Ballkanit dhe të Evropës lindore më herët ose më vonë, ju bëhet e përbashkët mospëlqimi kah institucionet të cilat punojnë për principe demokratike, të drejtat e njeriut, lirinë e mediumeve. Retorika është e ngjashme, përveç asaj që mospëlqimi paraqitet në periudha të ndryshme, në varësi nga kapaciteti demokratik i atyre që janë në pushtet, raporton A1.

Kryetari i Kroacisë Franjo Tugjman ka lutur për ndihmë të huaj gjersa ka ardhur në pushtet, ndërsa kur ka dashur ta mbajë atë me çfarëdo çmimi, ka filluar ti pengojë e gjithë ndihma për zhvillim të demokracisë dhe lirisë së mediumeve. Ai në dhjetor të vitit 1996, para zgjedhjeve parlamentare, sulmoi fondacionin Shoqëri e Hapur në Kroaci.

“Soros është regjistruar në Kroaci më 5 mars të vitit 1993, për “mbledhje dhe shpërndarje të ndihmës humanitare”. Dhe si është realizuar ajo ndihmë humanitare?

Duhet të pranojë me vetëkritikë se unë e kisha të qartë për çfarë “ndihme humanitare” bëhet fjalë, por për sjelljen e Sorosit dhe të diplomatëve të tjerë traktorist, duhej të sillemi më gjerë, sepse në atë kohë luftonim për marrëdhënie të mira me shtetet evropiane dhe fuqinë kryesore botërore. Por, gjatë të gjithë kësaj, lëshuam nga kontrolli dhe lamë të bëjnë çfarë të duan, kështu që fituan thuajse mundësi të pafund për veprim. Në projektet e tyre përfshinë jo më pak se 190 institucione në Kroaci dhe në mënyrë direkte edhe qindra njerëz që mbajnë në lidhje direkte, të cilëve ju japin bursa ose shuma më të vogla ose më të mëdha parash. Në rrjetin e tyre i futën që të përfitojnë me mjetet financiare thuajse të gjitha gjeneratat nga fusha të ndryshme, prej nxënësve të shkollave të mesme deri te gazetarët, profesorët, akademikët. Për këtë qëllim Fondacioni i Sorosit ka dhën rreth 15 milion dollarë.

E çka duan të bëjnë Sorosi dhe shoqëritë e ndryshme? Vetë tregojnë: detyra e tyre është ndryshim i pushtetit dhe strukturës.

Në krijimin e situatave për ndryshimin e pushtetit në Kroaci, ata vepruan në sferën e mediave dhe kulturës. Për këtë qëllim financiarisht i kanë përkrahur Feral, Arkzin, Vijenac, Novi list, Bumerang, Otok Ivaniq, Dan, Metro, Start, Radio Labin, Radi Branja”, ka deklaruar Tugjman.

Pastaj edhe Sllobodan Millosheviqi disa herë ka sulmuar organizatat joqeveritare, për të cilat thoshte se secili që bashkëpunon me ata është mercenar i huaj. Atij nuk i konvenonte që të ketë mediume të cilat janë jashtë kontrollit të tij.

Në vitin 2005, në gjykatën e Hagës, ai madje donte të bind gjykatësit se edhe ata vetë janë të financuar nga burime të errëtat cilat kanë shkatërruar Jugosllavinë, siç është Sorosi, fondacionet islamike dhe NATO.

Për një kohë të gjatë, Fondacioni për Shoqëri të Hapur, hapur sulmon edhe kryeministrin Nikolla Gruevski. Në intervistën e fundit për Republika, kryeministri Gruevski ka shkuar deri atje ku plason teza se lideri i opozitës është nën kontroll të Fondacionit dhe donte ta vetëdijësojë.

“Mendoj se do të jetë shumë vonë kur do të kuptojë cilat janë qëllimet e tyre dhe interesat përfundimtare. Tani ai, me kuptim të caktuar, është edhe i varur nga ata, sepse ata ose janë të afërt me njerëzit që posedojnë me fonde nëpërmjet të cilave financohen gazetarët, mediumet, kvaziintelektualët, kanë rrjetin e tyre të aktivitetit dhe ndikimit, inspiratorë të tyre”, ka thënë Gruevski.

Dhe gjersa me muaj po zgjat gjuetia nga ana e pushtetit drejtpërdrejtë edhe nëpërmjet mediumeve proqeveritare, mbetet e paqartë pse nuk ju pengojnë organizata joqeveritare të afërta me ato. Përkundër asaj që Fondacioni shoqëri e hapur Maqedoni janë të hapur, askund nuk ka të dhëna sa para edhe për çka në Maqedoni shpenzon Fondacioni Konrad Adeanuer, të afërt me VMRO-DPMNE-në nëse edhe për çka partia në pushtet shfrytëzon këtë fondacion.

Lajme të ngjashme

Back to top button