Adriana Lima flirton me një polic!

E ndaloi policia, por jo për ta dënuar por për t’u fotografuar me të. Kështu i ndodhi të martën mbrëma bukuroshes Adriana Lima e cila ishte duke shkuar tek vetura kur policia e New York e ndaloi atë që të pozonin së bashku. Menjëherë pas fotografive ajo u shoqërua deri tek vetura e saj .

Modelja braziliane Adriana Lima është parë duke u fotografuar me një polic i cili duket se është një fans i madh i saj. Pas daljes së saj nga një lokal ajo është rrethuar nga dy policë të cilët shprehen dëshirën për të bërë fotografi me të. As bukuroshja nuk refuzoi që të pozonte së bashku me njërin nga ta, madje ajo ju dha atyre një buzëqeshje dhe një përqafim të shkurtër.

Adriana duket se e ka tërhequr vëmendjen e policëve me pamjen e saj të mrekullueshme. Me një fustan të zi dhe të shkurtër dhe me këpuca ngjyrë ari ajo dukej për mrekulli rrugëve të qytetit të New Yorkit. Flokët e saj të zezë pasqyronin bukurinë dhe thjeshtësinë e modeles. Adriana Lima gjatë qëndrimit të saj në këtë qytet ishte shumë e zënë në javën e modës ‘New York Fashion Week’ që është mbajtur para disa dite. Ajo ishte modele e dizejnatores Victoria Beckham.

Ndërsa karriera e saj po shkon mjaftë mirë, Lima në muajin maj njoftoi se ajo dhe ish-lojtar i NBA Marko Jariç janë ndarë pas pesë vitesh martese. Çifti njoftimin për ndarje e kanë bërë me një deklaratë të përbashkët ku thuhet: “Pas shqyrtimit të gjatë dhe të kujdesshëm, ne kemi vendosur për tu ndarë pas pesë vitesh martese.   Ne jemi mirënjohës ndaj Zotit qe jemi prindër të dy vajzave të pabesueshme dhe ndonëse po ndahemi ne do të vazhdojmë për të qenë prindërit e tyre. Ne do të vlerësojmë shumë respektin tuaj për privatësinë e familjes sonë sepse ne do të fillojmë një kapitull delikat për të gjithë anëtarët e familjes sonë. Çifti u martua në vitin 2009, pas tre viteve nga takimi i tyre i parë dhe janë prindërit të bijave të tyre, Valentina, gjashtë vjeçare dhe Sienës e cila pothuajse ka mbushur dy vite jetë./Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button