Paradite mot me vranësiara, pasdite mot i kthjellët

Moti paradite në Maqedoni do të jetë me vranësira mesatare me paraqitje të shirave të shkurtër dhe bubullimave të rralla.

Pasdite vranësirat do të ulen, nga fundi i ditës do të tërhiqen nga lindja, ndërsa në pjesët perëndimore do të ketë më shumë periudha me diell.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 11 deri në 7, ndërsa ajo e ditës nga 22 deri në 29 gradë celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm me vranësira mesatare me paraqitje të shirave të shkurtër, ndërsa nga fundi i ditës vranësirat do të ulen. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 16, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 28 gradë celsius.

Të shtunën pasdite do të ketë rritje të vranësirave, ndërsa nga fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë shira të cilat herë pas here do të jenë të rrëmbyeshëm të shoqëruar me bubullima.

Mot me shi dhe jostabil do të vazhdojë edhe të dielën kur shirat do të jenë më të rrëmbyeshëm, ndërsa pritet që të bien mbi 30 litra në metër katrorë për 24 orë.

Lajme të ngjashme

Back to top button