Arrestohet shkupjania që mashtronte duke keqpërdor emrin e NATO-s

Një grua  34 vjeçare nga Shkupi,  e cila prezantohej rrejshëm si shefe e Bazës Bondstill është arrestuar nga policia, pasi kjo është kërkuar drejtpërsëdrejti nga autoritetet e NATO-s, njofton Plus Info
.
“Gjenrale Mimi”, siç njihej ajo, kishte arritur që të mashtrojë një numër të konsiderueshëm qytetarësh duke ju premtuar se do t’i punësonte në NATO, si dhe se do të hapnin biznese të mëdha me përfaqësitë e Aleancës  në rajon. Kështu, ajo u kishte zhvatur me mijëra euro atyre.

Pres 24 Kishte informuar paraprakisht, duke u thirrur në burimet e veta, se ankesat për mashtrim nga shkupjania kishin arritur deri tek sekretari gjeneral i NATO-s, Rasmussen.

Ai nëpërmjet ambasadorit Brengelman, i cili vizitoi javën që shkoi Maqedoninë, autoriteteve maqedonase u kishte përcjellë shqetësimin se një grua mashtruese po e keqpërdor  emrin e NATO-s.

Pas kësaj, Gjeneralja Mimi”, menjëherë është arrestuar nga policia, njoftojnë mediumet në gjuhën maqedonase. 

Lajme të ngjashme

Back to top button