Viber tani ofron edhe video thirrje!

Sot gjatë ditës aplikacioni i famshëm për komunikim, Viber, ka lëshuar funksionin e ri i cili ua mundëson përdoruesve të saj të bëjnë video thirrje nga aplikacionet shoqëruese që janë në dispozicion në sistemet operative Android dhe iOS.
Përditësimi i ri u mundëson përdoruesve të Android të bëjnë video thirrje nga shumica e pajisjeve që bazohen në Android 4.0 dhe versionet më të reja.

Përkatësisht, funksioni i ri i aplikacionit të famshëm edhe në vendin tonë mundëson thirrjen e kontakteve tjera të Viber, dhe transferimin e video thirrjeve nëpërmjet sistemeve mobile dhe ato të kompjuterëve desktop.

Bashkë me ofrimin e mbështetjes së video thirrjeve në Viber përmes aplikacioneve mobile, kompania gjithashtu ka ofruar edhe ndërfaqen e re me dizajn të ri, dhe mundësinë e shtimit të miqve të ri përmes përdorimit të numrit të Viber apo skenimit të kodit QR të përdoruesve.

Sipas Viber, shërbimi i saj tashmë ka rreth 400 milionë përdorues aktivë. Para një kohe ishte thënë se Viber është aplikacion tejet i pasigurtë për përdorim, sepse shumë lehtë palët e jashtme mund të qasen në të dhënat tuaja personale, përkatësisht në mesazhet, fotografitë dhe videot tuaja. (Telegrafi)

Lajme të ngjashme

Back to top button