Aksion për dhurimin e gjakut në Ambasadën e Amerikës, shënohet 11 shtatori

Ambasada e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit sot  mbajti aksionin e gjashtë për dhurimin e gjakut dhe donacioneve për ushqim, me rastin e 11 shtatorit 2001 kur ndodhën sulmet terroriste në SHBA.

Duke shprehur falënderim deri te të gjithë qytetarët, në mesin e të cilëve edhe politikanë, përfaqësues të bashkësive fetare, organizatave joqeveritare, Universiteteve, si dhe anëtarëve të shoqatës së motoristëve “Ujqit e natës”…, të cilët sot si dhe gjatë viteve të kaluara kanë dhuruar gjak, ambasadori Poll Uolers në fjalim theksoi se nuk është e rëndësishme se nga vijnë njerëzit, është i rëndësishëm elementi njerëzor që na mban të gjithëve së bashku si njerëz në momentet kur duhet të ndihmojmë.

“Qytetarët e Republikës së Maqedonisë kujdesen për fqinjët e tyre, për të ardhmen e shtetit të tyre”, tha ndër të tjerash Uollers, duke shfaqur shpresë se sot do të arrijë rekord të ri të gjakut të grumbulluar dhe donacioneve për ushqim. Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë, Sait Saiti theksoi se ky aktivitet përkujton, inspiron gjenerata, por edhe nxit humanizëm.

“Ngjarja e sotme bashkon gjenerata, diversitete dhe promovon solidaritet. Thjeshtë përkujton një thënie të mençur të madhe e cila thotë: se njeriu është i madh aq sa jep…, ndërsa mund të japim shumë, të ndihmojmë atje ku nevojitet, të tregojmë dhe të dëshmojmë se diversitetet bashkojnë. Vetëm nëse dhurojmë e fitojmë të drejtë që edhe neve të na ndihmojnë”, tha Saiti.

Lëvizja ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe në ekzistimin 150-vjeçar, kanë ndihmuar një numër të madh të personave. Sipas të dhënave të fundit të Federatës ndërkombëtare të shoqatave të Kryqit të Kuq dhe gjysmëhënës së kuqe në nivel vjetor në mënyrë aktive janë të kyçur mbi 17 milionë vullnetarë, ndërsa si shfrytëzues të drejtpërdrejt janë rreth 180 milionë persona.

Lajme të ngjashme

Back to top button