Nesër hapet Aqua Parku

Zyrtarisht nesër do të bëhet hapja solemne e Aqua Parkut në Shkup.

Bileta hyrëse do të jetë 350 denarë, për fëmijët deri në moshën 4 vjeçare është falas.

Aqua Parku do të punojë prej orës 11 deri më orën 17, ndërsa ndrimi i natës do të jetë prej 18 deri në mesnatë.

Aqua Parku zë hapësirë prej 12 mijë metra katror, me pishina speciale, për fëmijë, dhe pishina me atraksione speciale, një ndërtesë administrative me restorant, kafene, zhveshtore dhe një qendër të ndihmës së shpejt.

Lajme të ngjashme

Back to top button