Barça dhe Messi gati për të shkruar historinë

Barcelona këtë javë në kuadër të javës së tretë të La Ligas rikthehet të luaj në Camp Nou, duke e pritur skuadrën baske, Athletico Bilbaon.

E veçanta e këtij takimi, është se Blaugranët për herë të parë në historinë 115 vjeçare do të luajnë si vendas me fanellat me ngjyrat e flamurit të Katalunisë, duke bërë që të dy skuadrat në këtë ndeshje të luajnë me fanellat e dyta.

Messi mundë të arrijë shifrën 400 gola
Messi mundë të arrijë shifrën 400 gola

Kjo ide lindi brenda bordit drejtues të Barcelonës, për të përkujtuar 300 vjetorin e rënies së Barcelonës në duart e trupave të Philip V të Francës në vitin 1714. Ndërkohë në këtë ndeshje edhe Messi mundë të shënojë një rekord të tij, nëse arrin të shënoj 2 gola, do të regjistroj golin e 400 të karrierës. Messi deri më tani ka shënuar 356 me Barcelonën dhe 42 me Argjentinën. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button