Recension: “De zha vu” në Kapitol i mbylli kafenetë e mëhallave

 

A ka mundësi që ndonjë lajm të jetë aq shumë reklamues, sa që mund t’i pengojë edhe atij që glorifikohet? Ndoshta ky është një rast i tillë: kafe-restorani i ri është bërë shumë i popullarizuar, sa që duket sikur është i parëndësishëm edhe fakti që emri i tij është shkruar gabimisht. Termi freng “déjà vu” shkruhet si “dezha vu” (tashmë e parë). Përveç nëse nuk bëhet fjalë për gabim të qëllimshëm, gjegjësisht për lojë me fjalë. Mirëpo, në tekst nuk ka fotografi nga logoja e restoranit, që të konstatohet gabimi eventual.

“Де жа ву“ во Капитол ги затвори маалските кафулиња   ЛибертасLinku deri te artikulli origjinal: “De zha vu” në Kapitol i mbylli kafenetë e mëhallave

Data dhe koha e publikimit: 30.08.2014

Data e recensionit: 02.09.2014

Recensues: Stojan Sinadinov

Nuk mund të përcaktohet se a janë të sakta faktet në këtë tekst, për shkak se ato janë dhënë “me të pamur”. Nuk ka parametra në bazë të të cilave do të thuhej se situata me ofertën e restoraneve është e tillë sa që lokali i përmendur për disa muaj është bërë lider në tregun e lagjes së lartëpërmendur:

“Vetëm disa muaj pas hapjes së brendit, kafe-restoranit “De zha vu” në lagjen Jane Sandanski të Shkupit, ai i “mbylli” kafenetë përreth. Ky kafe-restoran i popullarizuar e ktheu skemën e qytetit në njërën nga lagjet më elitare dhe më madhe në Shkup. Në “De zha vu” nuk ka vend as për gjilpërë. Të gjithë janë këtu, prej mëngjesit e deri në mbrëmje vonë, prej kafes së mëngjesit e deri në zbavitjet e natës.”

Lajmi nuk e ka nivelin minimal të gjithëpërfshirjes, por përkundrazi, kategorikisht është në anën e “sukseseve” të restoranit të posahapur. Kjo mbështetet me komentimin në stilin e mëposhtëm:

“Banorët e Novo Lisiçes dhe Aerodromit tashmë nuk kanë nevojë të enden nëpër kafenetë në qendër të Shkupit. Këtu ka gjithçka, prej oktopusit, kallamarit, kafes së mirë, shërbimit të shkëlqyeshëm dhe gjithsesi tashmë akulloren e mirënjohur, më të mirën në qytet.”“

Komentimi i fshehtë dhe reklamimi janë plotësuar me një listë emrash të njerëzve të njohur nga bota e zbavitjes, për të cilët thuhet se janë vizitorë të rregullt.

“Në “De zha vu” dalin Dani, Toni Zeni, shumë manekine dhe politikanë të njohur, Helena Roza, Sofija Karakaeva, Kristina Arnaudova, Panço DNK dhe shumë figura të tjera publike.”

Në kundërshtim madje edhe me tekstet PR ku fotografitë janë shumë sugjestive në paraqitjen e efektit të dëshiruar, këtu nuk ka asgjë nga kjo, përveç një fotografie ambientale.

Titulli nuk është i menduar mirë e as kreativ, por është tendencioz në qëllimin që të reklamohet lokali.

Në leksionin gazetaresk për spinin dhe PR-in të Olivera Vojnovskës, të publikuar në SHVFM, është bërë një ndarje shkollore për atë se ç’ështl teksti gazetaresk, e ç’është tekst propagandues:

“Spini zakonisht definohet si formë e propagandës, e cila bëhet nëpërmjet interpretimit të tillë të një ngjarjeje ose fushate, e cila ka për qëllim ta bindë opinionin publik në favor, ose kundër një organizate apo personi publik të caktuar. Personat që merren me marrëdhëniet me publikun thonë se dallimi ndërmjet PR dhe “spin” është në dy detaje të vogla, por shumë të rëndësishme. PR bazohet në informata dhe fakte, ndërsa spini në manipulime dhe truke.”

Përndryshe, edhe në Kodin e gazetarëve të Maqedonisë, në nenin 6 thuhet:

“Nuk guxon të lejohet që reklamimi dhe motivet e tjera komerciale të ndikojnë mbi lirinë e informimit. Duhet të ekzistojë ndarje e qartë në mes të reklamimit dhe tekstit gazetaresk me ilustrim.”

Lajme të ngjashme

Back to top button