Njihuni me orën inteligjente Apple Watch

Apple ka vendosur sjellë në treg një produkt mjaft inovativ i cili do të ndryshojë totalisht mënyrën se si njerëzimi përdor një orë dore. Ky produkt quhet Apple Watch dhe është i pari produkt i cili vjen si inovacion që pas vdekjes së Steve Jobs, nën drejtimin e Tim Cook.

Apple Watch është prezantuar nga Cook si një produkt shoqërues, kështu që ju duhet të keni një iPhone për të shfrytëzuar të gjitha funksionet e tij. Kjo sepse Apple Watch shfrytëzon GPS e iPhone për të na dhënë shërbimin e vendndodhjes dhe jo vetëm.

Sipas Cook, Apple Watch është produkti më personal që kompania ka krijuar ndonjëherë. Siç pritej nga të gjithë, produkti në fjalë integron një numër sensorësh mjaft të sofistikuar të cilët lexojnë dhe përpunojnë të dhëna mbi shëndetin dhe aktivitetin fizik.

I ndërtuar me një ekran katërkëndësh, Apple Watch sjell dizajnin më inovativ të përdorur në një orë dore, sepse, siç shprehet Cook, ai është ndërtuar nga ekspertët më të mirë në lidhje me teknologjinë e orëve të dorës nga e gjithë bota.

Për të ndërtuar këtë produkt inxhinierët e Apple kanë shfrytëzuar grafikën e një Mac, teknologjinë e rrethit të klikueshëm në iPod dhe eksperiencën e MultiTouch të iPhone. Të gjitha këto teknologji janë ndërthur me njëra tjetrën për të kuptuar sa më mirë se çfarë mund të bëjë një përdorues me një orë dore.

Por, zemra e këtij produkti është kurora metalike digjitale ose “digital crown” siç e quan Cook, e cila gjendet në të majtë të produktit ose në të djathtën tuaj. Duke shtypur kurorën digjitale ju mund të shkoni në menunë Home të sistemit operativ që produkti ekzekuton. Ndërsa duke ngritur dorë lart ekrani do të ndizet automatikisht sepse ai integron një sensor që mat nxitimin.

Lajme të ngjashme

Back to top button