Divorcet më të hidhura të futbollit

Nuk është gjithmonë një fund i lumtur. Futbollistët që lëvizin për të çuar më tej karrierën e tyre dhe për të përmbushur qëllimet e tyre në lojën e futbollit shpesh të çojnë në dalje të hidhura, ku nga to më së keqi pësojnë tifozët të cilët janë të lidhur emocionalisht me klubet e tyre. Rasti i fundit është ai i Mehdi Benatias, që lëvizi nga Roma për Bayern Munchen. Këtu keni disa nga divorcet më të hidhura të futbollit në vitet e fundit.

Sol Campbell

Mbrojtësi anglez ishte ndër më të kërkuarit në botë mes mbrojtësve në vitin 2001, ku nuk mungonin ofertat nga Barcelona dhe Chelsea. Por, kapiteni i Tottenham vazhdimisht pretendonte se zemra e tij ishte në ‘White Hart Lane’, ku ai kishte ardhur përmes radhët të rinjve dhe këmbënguli se do të qëndroj deri në fund të karrierës. Megjithatë, Campbell në fund ‘tradhtoi’ tifozët duke u zhvendosur tek rivalët e Londrës, Arsenal, në një lëvizje të cilët tifozët e Tottenhamit kurrë nuk do ta harrojnë.

Luis Figo

Portugezi ishte një lojtar jashtëzakonisht popullor në ‘Camp Nou’ dhe një nga dritat e ndritshme së bashku me Pep Guardiola, Luis Enrique, Rivaldo dhe Patrick Kluivert. Por, Figo është kontaktuar nga Florentino Perez dhe kishte nënshkruar një marrëveshje para-kontratë me Realin ku më pas u transferua. Largimi i tij drejt rivalëve të përjetshëm bëri që tifozët ‘blaugrana’ të presin portugezin me parulla duke e quajtur atë një tradhtar, mercenar, llum dhe ‘Juda’.

Christian Vieri

Kalim i sulmuesit italian nga Interi tek rivali i përjetshëm i qytetit, Milani, la shije të hidhur te tifozët internist. Që nga ajo kohë, Christian Vieri njihet si person ‘non grata’ tek tifozët ‘nerazzur’.

Divorce tjera

Në vazhdën e divorceve të hidhura të futbollistëve me klubet e tyre bëjnë pjesë edhe, Fernando Torres, i cili kaloi nga Liverpooli tek Chelsea, Ronaldinho, i cili u bë pjesë e Atletico Mineirao teksa ishte akademi i rivalit, Flamengos. Një vend të rëndësishëm e zë edhe kalimi i mbrojtësit, Ashley Cole nga Arsenali te Chelsea./Arena/

Lajme të ngjashme

Back to top button