Ademi nuk guxon të nënshkruajë për tabelat e Çairit pasi që BDI mbetet jashtë Qeverisë?

Nëse firmoset vendimi për ndryshimin e emrave të 4 shkollave në Çair BDI-ja mund të mbetet jashtë Qeverisë. Kështu siç  mëson ALSAT M, kryeministri Gruevski  i është kërcënuar integristëve, andaj ministri shqiptar nga radhët e BDI-së Abdilaqim Ademi nuk është në gjendje të firmos këtë vendimin i cili zvarritet që nga koha kur ministër ishte kuadër i VMRO DPMNE-së Spiro Ristovski.

Ademi i ka të gjitha kompetencat të firmosë dhe legjitimon vendimin e komunës së Çairit për ndryshimin emrave të shkollave, por këtë nuk e bën. Pret siç deklaroi ditë më parë, të vijë momenti që të mos nervozohet partneri i koalicionit. 

“Në momentin e parë kur do të kem harmonizim dhe përkrahje të gjithë faktorëve në këtë rast por edhe në momentin kur do të konsideroj se vendimi ministrisë së arsimit dhe shkencës nuk do të shkaktoj reagim negativ dhe nuk do të ketë ndikim në marrëdhëniet, jo vetëm ato ndëretnike por edhe në marrëdhëniet në përgjithësi në shoqëri, unë të njëjtin edhe do ta nënshkruaj”, deklaroi Abdilaqim Ademi, Ministër i arsimit.

Në këto katër shkolla në Çair, emrat e rinj qëndrojnë vetëm se në tabela, gjithçka tjetër është siç edhe ka qenë, e gjitha evidencat pedagogjike mban emrat e vjetër, nxënësit dy vite me radhë edhe pas ndryshimit të emrave, dëftesat i marrin me emrat e vjetër. 

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Sot kritikojn njerzit te cilet kan dhen kontribut per gjendjen ku ndodhemi sot ne.Ju lutem mos kritikoni se von jeni lumi do ju marr njeher pastaj mendoni ke votoni ju theras qe vec BDI ska parti tjeter prandaj votoni kete parti dhe shkojm bashke ne Europ

Back to top button