Trajanovski: Aksioni në Bit Pazar nuk do të jetë i fundit (FOTO)

Shërbimi i inspektimit do të vazhdojë me aksionin për largimin e shitësve të paligjshëm në lokacionet ku janë vendosur këta shitës.

„Po është e vërtetë që sot në Bit Pazar kemi pasur një aksion kundër shitësve të paligjshëm. Në aksion kanë marë pjesë shërbimet e inspektimit të Qytetit të Shkupit, komuna e Çairit dhe inpekcioni i tregut, si dhe ekipe të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ky aksion nuk do të jetë i fundit ne do të vazhdojmë në të gjitha lokacionet për ti larguar shitësit e paligjshëm‘, deklaroi Trajanovski.

Trajanovski shtoi se kësi lloj aksionesh nuk do të ketë vetëm në tregun e Bit Pazarit por në të gjitha lokacionet ku do të vërehen dhe vendosen shitësit e paligjshëm.

Aksioni në Bit Pazar

Lajme të ngjashme

Back to top button