Nga punësimet e reja në Agjencinë e investimeve nuk pranohet asnjë shqiptarë

Pesë punësime të reja janë realizuar në Agjencinë e investimeve të huaja. Në mesin e të punësuarve nuk ka asnjë shqiptar. Tre do të jenë udhëheqës sektorësh, një këshilltar dhe një bashkëpunëtor i ri. Komisioni para dy ditëve e shpalli listën e kandidatëve më të suksesshëm, të cilën e siguroi Alsat M. Punësimet realizohen në kohë kur Agjencia e Investimeve të huaja akoma nuk ka caktuar drejtor, por vetëm ushtrues detyre. Në këtë funksion është emëruar Kliment Shekerovski nga VMRO-DPMNE-ja.

Më parë me Agjencinë për investime të huaja udhëhiqte Visar Fida nga BDI-ja. Por, pas ndërrimit të tij, një pjesë e punonjësve të Agjencisë reaguan se punësohen vetëm kuadro të afërt me VMRO-DPMNE-në. Alsat M kërkoi sot përgjigje nga u.d Shekerovski, por nga Agjencia na thanë se ai është në një takim dhe se kur të lirohet do të na kërkojnë. Megjithatë, Shekerovski mbeti i pakapshëm për koment gjatë gjithë ditës. Ky nuk është i vetmi institucion për të cilin ka reagime. Sipas informacioneve të Alsat-M edhe në institucionet tjera që më parë janë drejtuar nga kuadro të Ali Ahmetit, e që tani të drejtohen nga kuadro të partisë së Nikolla Gruevski, punësohen njerëz që janë të afërt me partinë e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button