Gjykata e apelit më 24 tetor do të diskutojë për rastin Kezharovski

Tetë muaj pas vendimit për dënimin me 4 vjet burg, gazetarin Tomisllav Kezharovski, Gjykata e Apelit ka vendosur që më 24 tetor të caktojë mbledhje pas ankesës.

Në ndërkohë Kezharovski në burgim shtëpiak ka pasur problem shëndetësore pa pasur të drejtë që të shkojë në mjek.

“Mendoj që kolegu jonë Kezharovski është harruar plotësisht. Ai tani i mbyllur në shtëpi po pret vendimin e Gjykatës së Apelit. Kezharovskit, derisa nuk zgjidhet rasti, nuk i lejohet të dal nga shtëpia dhe të vizitojë mjekun. Mendoj që duhet të ndalojmë të gënjejmë veten se historia me rastin Kezharovski ka përfunduar”, deklaroi kryetarja e sindikatës së pavarur të gazetarëve Tamara Çausidis.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button