Shaqiri mund të largohet nga bavarezët

Xherdan Shaqiri mund të ndahet me Bayern Munichun pas rihapjes së afatit kalimtar të futbollistëve në janar.

Sipas gazetës sportive gjermane, “Kicker”, ylli kosovar, për këtë ka biseduar edhe me drejtuesit e ekipit nga “Allianz Arena”.

Nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë Xherdani pritet të vërshohet nga ofertat. Inter, Juventus, Atletico Madrid dhe Liverpool ishin skuadrat e interesuara për reprezentuesin zviceran gjatë verës.

Lajme të ngjashme

Back to top button