Këngëtari Ilija Psaltirov, ambasador në Kazakistan

Qeveria ka caktuar këngëtarin Ilija Psaltirov për ambasador të Maqedonisë në Kazakistan do të jetë ambasadori i parë i Maqedonisë në këtë shtet, që është caktuar në kuadër të synimeve të qeverisë për të zgjeruar rrjetin diplomatik në vendet aziatike.

Sa do të arrijë të kultivojë raportet mes dy vendeve një këngëtar i deridjeshëm me karrierë të shkurtër në MPJ, mbetet të shohim edhe pse Psaltirov në ndërkohë ka doktoruar Shkencat ekonomike, transmeton “Lajm”.

Emërimi i tij vjen në kohën kur diplomacia maqedonase përballet me skandale të shumta, kurse opinioni do të vlerësojë më së miri nëse emërimi për ambasador i një këngëtari pa karrierë të mjaftueshme diplomatike do të jetë skandal i radhës apo jo.

Lajme të ngjashme

Back to top button