Rexhepi: Ndërtimi i kryqit me prapavijë të shënimit të territorit është marrëzi

Nëse ndërtimi i kryqit të madh 51 metra në Aerodrom ka qenë për shkaqe politike, vetëm se atje ndërton banesa të mëdha kompania turke për ndërtimtari e njohur në të gjithë botë, është marrëzi e madhe.

Ky është qëndrimi i kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame Sulejman efendi Rexhepi. Ai ka thënë se nëse ai është ndërtuar për vetëm për nevoja fetare dhe për arsye të besimtarëve të krishterë, atëherë është në rregull, dhe nuk ka nevojë të krijohen probleme.

Asnjëherë, jo vetëm si kryetari i BFI-së, por edhe i të gjitha objekteve fetare në Maqedoni nuk kemi qenë kundër ndërtimit të objekteve fetare, pa marrë parasysh nëse ndërtohet kishë, xhami ose sinagogë. Përkundrazi gëzohem shumë kur ndërtohet, thotë Reisi Sulejman efendi Rexhepi.

“Më vjen mirë kur ndërtohen objekte fetare. Gjithashtu gëzohem kur afër meje ulet gjysh Stefani, peshkopi i shkupit Kiro Stojanov ose Mihail Cekov nga kisha evangjeliste. Jetojmë në shoqëri demokratike dhe askush nuk duhet të jetë kundër besimtarëve, por jo kur për arsye politike, ndërtohen objekte fetare. Askush. Nuk është koha e komunizmit kur kjo ka qenë e ndaluar. Ashtu ishte në Bullgari dhe në Shqipëri. Tek fqinji ynë perëndimor, Enver Hoxha është shpallur si Zot dhe feja ishte rreptësishtë e ndaluar. Ne në kohë të tillë nuk jetojmë, vlerëson Rexhepi
.
Menjëherë pas paralajmërimit se “rrokaqiejt” në Aerodrom i ndërton “Skaj Siti” i “Xhevair Holding” nga Turqia dhe se banesat në këtë kompleks ju janë ofruar për shitje më shumë qytetarëve nga Tetova dhe Kosova, Kongresi botëror maqedonas, i përkrahur nga pushteti lokal dhe qendror ka vendosur që në këtë vend të ndërton “Kryqin Maqedonas” të madh 51 metra. Ky është shembull më eklatant të thirrjes së hapur për ndarje në bazë religjioze dhe etnike dhe uzurpim të hapësirës publike që është për të gjithë qytetarët.

Lajme të ngjashme

Back to top button