Shërbimi gjerman bashkë me Komisionin shtetëror në luftë kundër korrupsionit

Ngritja e efikasitetit në parandalimin dhe në luftën kundër korrupsionit është qëllimi i projektit i cili do të realizohet në dy vitet e ardhshme nga ana e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Shërbimit Federal të Administratës së Gjermanisë.

“Projekti ka të bëjë me hulumtimin e gjendjes pronësore, përkatësisht mbledhjen e letrave anketuese përmes rrugës elektronike dhe të deklaratave për interesa, ndërlidhje të bazave që të mundet procedurat të udhëhiqen në mënyrë më efikase dhe më shpejtë…”, deklaroi Mirjana Dimovska projekt lidere e KSHPK sot para mbajtjes të mbledhjes së punës mes përfaqësuesve të institucioneve vendore dhe ekspertëve gjerman të cilët do të punojnë në realizimin e projektit.

Projekti ashtu siç shtoi, është shumë i rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë, sepse me të do të përforcohen politikat antikorruptuese dhe do të nxiten sundimi i mirë dhe sundimi i të drejtës në shtet.

Që të realizohet qëllimi i projektit, partnerët e projekteve u dakorduan së bashku të zbatojnë tetë komponente. Komponenti i parë është përparimi i kornizës së drejtë antikorruptuese dhe institucionale, përparimi i sistemit për menaxhim me përleshje të interesave, ndërtimi i kapaciteteve institucionale për ndalim dhe luftë kundër korrupsionit, për financimin e partive politike dhe fushatës zgjedhore, zbatimin e hetimeve akuzuese dhe dënimin e rasteve të korrupsionit dhe për menaxhim me pronën e marr, zhvillim i kornizës së drejtë institucionale dhe IT sistemi për mbledhje dhe përpunim të statistikave për parandalim dhe masë ndëshkuese të korrupsionit.

Komponenta e pestë është ngritja e vetëdijes për luftë kundër korrupsionit, pastaj vendosja e ndjekjes konsistente të letrave anketuese dhe deklaratave për interesa, përmirësimi i monitorimit dhe revizionit të financimit të partive politike dhe fushatave zgjedhore, si dhe vendosja e menaxhimit efektiv me pronën e marrë.

Projekt lideri i shërbimit federal për administratë të Gjermanisë Holger-Mihail Arndt sqaroi se në takimin e punës do të planifikohen aktivitete për dy vitet e ardhshme me Komisionin shtetëror për ndalim të korrupsionit.

“I rëndësishëm është bashkëpunimi mes të dy institucioneve. Së bashku do të bëjmë hapa të mëdhenj në ngritjen e efikasitetit në luftën kundër korrupsionit”, theksoi Arndt dhe shtoi se duhet të gjehen zgjidhje të cilat i përgjigjen rrethinës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button