Bashkëpunim mes Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Korpusit të Paqes

Bashkëpunimi mes Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Korpusit të Paqes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë do të konfirmohet dhe zgjerohet me nënshkrimin e Memorandumit për mirëkuptim. Me këtë ranë dakord në takimin e realizuar të ministrit të vetëqeverisjes lokale Lirim Shabani me drejtoreshën e Korpusit të Paqes, Ketlin Kori.

Ministri Shabani tha se në bazë të njohurisë së tij personale me disa nga vullnetarët është i njohur me punën e tyre dhe është e interesuar për të zgjeruar bashkëpunimin edhe në fusha të tjera.
Zëvendësministri Lupço Prenxhov u falënderoi për mbështetjen e ofruar nga ana e vullnetarëve për bashkësitë lokale dhe theksoi sinqeritetin e autoriteteve lokale për bashkëpunim në fusha të ndryshme.

Drejtoresha Kori vuri në dukje se nga viti 1962 e deri më sot tre qëllimet e Korpusit të Paqes mbeten të njëjtë: ndihmë për vendet që kanë nevojë për njerëz me përvojë profesionale, mundësi që popullata lokale më afër të njeh popullin amerikan dhe kulturën dhe anasjelltas, vullnetarët të njihen me njerëzit dhe kulturat e vendeve në të cilat operojnë.

Për momentin në Republikën e Maqedonisë punojnë rreth 80 vullnetarë, nga të cilët nëntë në komuna dhe në Qendrën për Zhvillim të regjionit planor Vardarit. Të tjerët janë të përfshirë në mësimin e gjuhës angleze në shkollat si dhe në punën e organizatave të shoqërisë civile.
Ceremonia solemne me rastin e ardhjes së 45 vullnetarëve të rinj në vend do të mbahet më 28 nëntor në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button