Debat, NATO dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor pas Samitit në Uells

Ekspertë, profesorë universitarë, politikanë nga dhjetëra shtete të Ballkanit Perëndimor dhe rajonit më gjerë, si dhe përfaqësues të NATO-s dhe korit diplomatik në Republikën e Maqedonisë po marrin pjesë në punën e punëtorisë “NATO Samiti në Uells: Ardhmëria e Aleancës dhe stabiliteti rajonal i Ballkanit perëndimor”, që në organizim të Qendrës Marshall të Republikës së Maqedonisë prej sot po mbahet në Ohër.

Ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski theksoi se në takimin e punës do të diskutohet për atë që u arrit në Samitin e paradokohshëm të NATO-s në Kardif, për sfidat e reja me të cilat po përballet Aleanca dhe partnerët e saj, si dhe në kahje të përcaktimi të modaliteteve për atë se si shoqëritë duhet të adaptohen ndaj rrethanave të sapokrijuara.

“Qeveritë e shteteve të rajonit përmes takimeve të këtilla i caktojnë mënyrat për atë se si të bashkëpunohet në të ardhmen. Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Ministria e Mbrojtjes tashmë po përgatisin strategji për atë se si të vazhdohen proceset për prezantim të mëtutjeshëm të arritjeve, me qëllim që të merret ftesa për anëtarësim, si dhe cekja e përfitimeve që do të ishin nga anëtarësimi, si për Maqedoninë, ashtu edhe për stabilitetin rajonal dhe për vetë Aleancën”, theksoi Jolevski.

Drejtori i Programit Alumni pranë “Qendrës Marshall”, Din Dvigans pret që nga takimi kushtuar konkludimeve nga Samiti i NATO-s në Uells, të dalin dokumente në të cilat do të transmetohen rekomandimet dhe qëndrimet lidhur me aktivitetet të cilat duhet t’i zbatojnë shtetet në të ardhmen për përforcimin e sigurisë në rajon.

“Ky tubim është menduar për t’i dhënë rekomandimet për aktivitetet ardhshme, ende ajo është materie e freskët që po përpunohet, ashtu që, shpresojmë se nga diskutimet do të dalin rekomandime solide, në drejtim të përforcimi të aspekteve të sigurisë në rajon”, theksoi Dvigans.

Olivera Ignjac nga Mali i Zi vlerësoi se takimet e këtilla janë mundësi ideale që njerëzit nga praktika e niveleve më të ndryshme, si dhe nga komuniteti akademik, ashtu edhe nga politika, të bisedojnë për tema të rëndësishme, kësaj radhe për konkludimet nga Samiti i NATO-s në Uells.

“Qëndrimi i të gjithëve që e përpunojnë temën e konferencës, kryesisht ka të bëjë me rëndësinë e integrimit euro-atlantik të disa shteteve nga Ballkani Perëndimor, pra së gjithash Maqedonia, Bosnja e Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi. Qëndrimi të gjithë pjesëmarrësve është se nevojitet mbështetje për të gjitha vendet të cilat dëshirojnë të jenë pjesë e Aleancës, si dhe bashkërisht të balancohen proceset dhe përforcohen kapacitetet, në mënyrë që integrimi në NATO dhe BE të jetë kompatibil, proces i suksesshëm, jo vetëm në kuptim të anëtarësimit të thjeshtë po në arritje të standardeve, stabilizimit të rajonit dhe

Lajme të ngjashme

Back to top button