Kompanitë më optimiste se vitin e kaluar, edhe më optimiste për vitin 2015

Departamenti i tregtisë në Ambasadën e Austrisë në Republikën e Maqedonisë ka kryer studimin e dytë për biznes klimën përmes kompanive austriake të cilat punojnë në Maqedoni. Studimi është kryer nga qershori deri në mesin e korrikut të vitit 2014. Grupa e synuar e studimit ishin menaxherët e kompanive austriake në Maqedoni. Norma e  të anketuarve është e lartë (28%).

Për her të dytë në vitin 2014 kemi kryer anketë për biznes klimën në Maqedoni. Në krahasim me rezultatet e vitit të kaluar, kompanitë austriake janë për një nuansë më optimiste në vitin 2014, por edhe më optimistë për vitin 2015. Gjysma e kompanive presin shitje më të larta dhe planifikojnë punësime të reja, gjithashtu edhe rritjen e investimeve. Por, egzistojnë një numër i madh i sfidave. Tre prioritetet (pritjet) kryesore të kompanive austriake sa i përket Qeverisë janë përmirësimi i infrastrukturës, zvogëlimi i birokracisë dhe lufta kundër korrupcionit. Zyra jonë, proaktivisht, përkrah një numër të madh të kompanive austriake të cilat hasin vështirësi në tregun e Maqedonisë, posaqërisht kur bëhet fjalë për furnizime publike“, shprehetz-tr Gerhard Shllatll, kreu i Departamentit të tregtisë në ambasadën e Austrisë në Shkup.

Sipas statistikës më të re të Bankës popullore të Maqedonisë, sasia totale e investimeve austriake direkte është 437 milion euro deri në fund të kuartalit të dytë të vitit 2014. Prandaj, Austria është një nga investitorët më të mëdhenj në Maqedoni dhe gjindet në vendin e tretë pas Hollandës dhe Greqisë. Me pas janë Sllovenia dhe Hungarija.

 

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button