Debatet në Parlament nuk përfillin mendimet dhe argumentet për ligjet

Vlerësimet e përgjithshme nga monitorimi i kualitetit të debatit në Parlament që e realizon Instituti për Demokraci “Societas Civil”, janë se në Parlament rrallë vjen deri te këmbimi i mendimeve dhe qëndrimeve rreth propozimeve ligjore.

Sipas të dhënave të marra nga analiza e bisedimeve në 20 seancat e fundit parlamentare nga periudha 19 qershor deri më 3 gusht, deputetët të cilët kanë marrë fjalën në të shumtën e rasteve argumentojnë qëndrimin e tyre me dy ose më shumë argumente. Sipas raportit, në këtë periudhë ata nuk kanë treguar interes për argumentet e prezantuara nga deputet të tjerë dhe as gatishmëri për ndryshimin e qëndrimit të tyre për argumente tjera më të bindëse.

Lajme të ngjashme

Back to top button