Komisioni i Venecias shtron vërejtje për propozim ndryshimet kushtetuese

Komisioni i Venecias ka vërejtje për të gjitha shtatë propozim amendamenteve për ndryshim të Kushtetutës, por ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari i cili është takuar me ekspertë ndërkombëtarë, nuk ka zbuluar cilat janë porositë, raporton REL.

Në ndërkohë, gjersa vijon afati ligjor prej 30 ditëve për debat publik për ndryshim të Kushtetutës, nevojë që kuvendi ka miratuar më datë 27 të muajit të kaluar, organizohen debate edhe në ASHAM, universitetin e Tetovës dhe të Shtipit, ndërsa në fund do të debatohet edhe në Kuvend.

Por çështja të cilën kanë hapur ekspertët është nëse debatet me të vërtetë do të ndikojnë mbi Qeverinë që të ndryshojë amendamentet kushtetuese dhe të inkorporojë vërejtjet ose ato organizohen vetëm sa të jenë.

“Mendoj se debati publik është formë ose se mund të bëjnë disa ndryshime të cilat nuk do të jenë të atij tipit që është theksuar edhe në bisedimet me disa institucione ndërkombëtare, ose ndonjë ndryshim i madh do të sjell ky debat”, thotë kryetarja e Institutit për të drejtat e njeriut dhe ish gjykatëse në Strazburg, Margarita Caca Nikolovska.

Ajo thekson edhe se amendamentet kushtetuese sillen në periudhë kur opozita është jashtë kuvendit dhe nuk mund të dëgjohen qëndrimet kritike. Ajo kritikon edhe vetë idenë që të sillen ndryshimet pas opozitën dhe pa zgjidhjen e problemeve për të cilat opozita nuk merr pjesë në punën e saj.

Sipas profesorit të drejtës kushtetuese, Bajram Pollozhani vetë arsyet e për ndryshime kushtetuese janë politike. Ai thotë se bëhet fjalë për marrëveshje mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së që të motivohet opozita të kthehet në kuvend dhe mu për këtë në fund pas debateve publike, do të tërhiqet nga miratimi i tyre.

“Vërejtjet më të paralajmëruar nga Komisioni i Venecias, ministri i drejtësisë tregoi në njëfarë mënyre dhe tha se do të trajtohen kur do ti pranojnë në mënyrë të shkruar, dhe për këtë do të ketë alibi të njofton qeverinë dhe për shkak se opozita nuk do të kyçet, nuk do të vjen në Kuvend, nuk do të ketë fryt e gjithë kjo dhe qeveria do të gjejë mënyrën që të tërhiqet, gjoja se tërhiqen që më tej me kohezion të shoqërisë me të gjitha objektet politike”, thotë Pollozhani.

Lajme të ngjashme

Back to top button