Krimi i padënuar: Dhjetë mijë fëmijë janë shitur në ish-Jugosllavi

Në ish Jugosllavi, dhjetë mijë fëmijë janë shitur në 40 vitet e fundit. Çmimi i fëmijëve ka shkuar nga vlera prej 15000 deri 40000 euro.

“Në trafikimin e fëmijëve janë të përfshirë të shumtë – nga doktorët, mamitë, pastrueset, shërbimet sociale dhe policia”, thekson kryetari i shoqatës serbe “Familjarët e fëmijëve të zhdukur”, Vladimir Cicarevic, transmeton Telegrafi.

“Tërë jetën e kam vërejtur që diçka nuk është në rregull dhe se nuk u përkas atyre. Në familjen time daneze, familjarët të gjithë janë biond, ashtu i kanë edhe sytë dhe flokët, ndërsa unë jam zeshkan. Dhe pastaj, nëna daneze më ka treguar dhe pranuar atë që prej meje e kishin fshehur. Më kishin blerë për 20 mijë marka nga Qendra për Punë Sociale dhe prindërit e mi të vërtetë janë serbë”, janë fjalët e Anders Olsen, i cili para rreth 44 vitesh kishte lindur në Slankamen si Serxhan Milinkovic.

Edhe pse Gjykata Evropiane në Strasburg është e njoftuar vetëm për gjashtëqind raste të tilla, sipas Shoqatës së Prindërve të zhdukur, numri i fëmijëve të shitur nga Serbia është shumë më i madh.

Vetëm në Serbi, në dyzet vitet e fundit janë “vjedhur” rreth 10.000 fëmijë, që janë shitur me një çmim prej 15.000 deri 45000 euro ose marka.

Qindra miliona euro janë përfituar nga kjo mënyrë dhe dhjetëra mijëra jetë njerëzish janë shkatërruar nga këto veprime.

Lajme të ngjashme

Back to top button