Maqedonia ngulfat njërën prej të drejtave themelore të punës

Organizata ndërkombëtare e punës thotë se angazhimin e punëtorëve për ndalim të grevës, respektivisht zëvendësimin e punëtorëve me të tjerë është lëndim serioz I lirisë për bashkim.

Blindimi jo ligjor i frikës nga greva ngulfatja e njërës prej të drejtave themelore të punëtorëve, janë vlerësime negativë që kanë shoqëruar ndryshimet e ligjit për arsim fillor dhe të mesëm.
Miratimi I këtyre ndryshimeve ka zgjuar reagimin e organizatave sindikaliste dhe Organizatën Ndërkombëtare të Punës, me të cilën Maqedonia ka të nënshkruar disa konventa të cilët garantojnë të drejtën e grevës.

Emil Krstanovski, koordinatori nacional I Organizatë Ndërkombëtare të Punës, sqaron se kjo organizatë vendos standardet e punës në nivel global nëpërmjet konventave dhe rekomandimeve,. Ratifikimi I konventave nga ana e Maqedonisë do të thotë se shteti ka pranuar rekomandimet.

“Maqedonia deri më tani ka ratifikuar 77 nga gjithsejtë 189 konventa. Në të janë përfshirë edhe 7 konventa fundamentale që kanë të bëjnë me mbrojtjen ndaj diskriminimit gjatë punësimit, ndalimin e punës për fëmijët dhe ndalimin e punësimit të detyrueshëm. Këto të drejta fundamentale edhe sikur të mos ratifikohen nga shteti konsiderohen si thelbësore të cilët duhet t’I respektoj çdo shtet”, thotë Krstanovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button