Paloka e kritikon për veshjen, Rama: Më bëre të qesh

Akuzat e Partisë Demokratike, në një kohë që po vijon me bojkotin e Kuvendit, janë përqendruar në çdo zhvillim që lidhet me  mazhorancën e vendit. Pas kritikave dhe akuzave të shumta ndaj dasmës së ministrit të Mirëqenies, Erion Veliaj, PD-ja nuk i ka kursyer as opinionet për veshjen e kryeministrit Edi Rama.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka i ka bërë një kritikë veshjes së kryeministrit Rama gjatë vizitës së tij në Kinë. Ai e ka përshkruar atë si një “kapardisje prej baroni”.

Por kreu i qeverisë e ka kaluar me humor këtë kritikë të radhës së PD-së, teksa thotë se komentet mbi veshjet e tij, gjithmonë e kanë bërë për të qeshur.

“Gjithnjë më kanë bërë për të qeshur sharësit e veshjeve të mia dhe rrofshin që po merren me këmishët tani se kisha kohë pa qeshur me këtë:-)”, shkruan Rama në Facebook, nga Pekini.

Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Kinë, prej dy ditësh. Jo më larg se dje ai mori pjesë sesionin mbi ekonominë me temë, “Suksesi i një ekonomie të re krijuese”, që u mbajt nga Forumi Ekonomik Botëror në Tianjin të Kinës lindore./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button