Shqiptari nga Maqedonia në grupin që vodhën 80 orë “Rolex” në Bahrein (VIDEO)

Gjin Gjergji (36) shtetas i Maqedonisë është njëri prej gjashtë të përfshirëve në vjedhjen milionëshe të vitit të kaluar në shitoren për shitjen e orëve luksoze “Roleks” në Bahrein.

Burrat të veshur me ferexhe në shtator të vitit të kaluar kishin vjedhur 80 orë “Roleks” në vlerë prej 1.4 milionë dollar.

Një pjesë e kësaj bande ende nuk është arrestuar, kurse organet në Bahrein kërkojnë që ky rast të mbyllet shumë shpejt dhe të gjithë fajtorët të dënohen.

Policia, sipas videoincizimeve nga kamerat e sigurisë në Qendrën tregtare në Bahrein i kanë identifikuar Rahman Aliun (30) nga Serbia, Petrit Frani (32) dhe Astrit DedaJ (23) nga Shqipëria, Ekrem Gashi (35) dhe Gentian Abazi (24) nga Kosova si dhe Gjin Gjergji (36) me shtetësi të Maqedonisë. Ky grup me ndihmën e një turku dhe një amerikani, të cilët janë arrestuar, vetëm dy orë pasi e kanë bërë vjedhjen kanë arritur të ikin nga Bahreini.

Në dhomën e hotelit të tyre, janë gjetur disa nga orët e vjedhura. Bahreini nëpërmjet Interpolit kërkon që këta persona të ekstradohen sa më shpejt në tokën e tyre ku duhet të dënohen për vjedhje.

Lajme të ngjashme

Back to top button