Tre kosmonautë kthehen nga hapësira pas 6 muajsh

Dy kosmonautë rusë dhe një amerikan kanë zbarkuar sot në Kazakistan, pasi kanë kaluar afro gjashtë muaj në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Aleksandr Skvortsov, Oleg Artemyev dhe Steve Swanson janë kthyer me kapsulën ruse Soyuz, ndërsa në hapësirë kanë mbetur edhe dy kolegë të tyre.

Ekipi i ardhshëm pritet të niset për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në fund të këtij muaji.

Kosmonautja ruse, Elena Serova, do të jetë pjesë e atij ekipi dhe njëherësh gruaja e katërt ruse që fluturon në hapësirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button