10 krimet më të mëdha të shekullit 20

Histori shokuese të krimeve reale tërheqin vëmendjen e publikut në mënyra që rrallë herë ndodh. Por cilat janë ato gjëra që i bëjnë krimet të mbeten në kujtesën tonë, dhe na lënë pikëpyetje të ngjarjeve pasuese? Për disa është turpi i një vjedhjeje. Për të tjerë, janë krimet që përfshijnë njerëz të njohur.

Ndërkohë që vjedhjet e parave dhe të artifakteve të çmueshme janë intriguese, asgjë nuk e tërheq më shumë vëmendjen se një mister i pazgjidhur. Për aq kohë që mungon subjekti apo për aq kohë sa hajduti është ende i lirë, njerëzit presin të shohin se si do të përfundojë ‘drama’, apo do fantazojnë mënyrat se si do të zgjidhet çështja. Ndërkohë që krimet kanë ndryshuar dramatikisht gjatë viteve të fundit, ku hajdutët kibernetikë kanë filluar të zënë një vend kryesor, dhjetë krimet e mëposhtme tregojnë se është gjithmonë dikush që do të thyejë ligjin, duke kryer një shkelje të madhe ligjore. Në këtë listë shumica e krimeve janë disa nga vjedhjet më të bujshme që kanë hyrë në histori si ndër krimet më të mëdha të shekullit. Në këtë listë është edhe rrëmbimi i fëmijës së Lindberg, për të cilin u bënë shumë filma. Në këtë listë nuk janë përfshirë krimet si vrasjet, apo masakrat e ndryshme në histori.

10 – Vjedhja e muzeut Gardner
Isabella Stjuart Dardner la shtëpinë dhe koleksion e saj të artit në qytetin e Bostonit, pas vdekjes së saj në 1924, me kushtin që ajo të mbetej ashtu siç e kishte lënë. Kujdestarët e muzeut arritën të ruanin koleksionet e saj të paprekura deri në 1990, kur një grup hajdutësh të maskuar si oficerë policie kryen një vjedhje të guximshme. Hajdutët e panjohur u larguan me 13 vepra arti, me një vlerë prej 500 milion dollarësh. Për të dramatizuar më tej situatën, muzeu në atë kohë ishte i pasiguruar, dhe deri në ditët e sotme veprat e artit ende nuk janë rimarrë. Kornizat boshe të këtyre veprave, ende janë në muret e muzeut si një memorial për pikturat e humbura. Pavarësisht shpërblimit të ofruar prej 5 milion dollarësh, imunitetit që i është premtuar vjedhësit dhe një shpallje në “Më të kërkuarit e Amerikës”, çështja është ende e pazgjidhur.

9 – Vjedhja e kompanisë së sigurimit Brink
Duhet guxim ekstrem – ose budallallëk i tepruar – për të vjedhur një nga kompanitë lider të sigurisë në botë. E megjithatë, në Janar të 1950, një bandë hajdutësh u infiltruan në Zyrat Qendrore të kompanisë së sigurimit Brink, në Boston. Hajdutët kishin veshur maska hallouini dhe uniforma të kompanisë që i kishin qepur vetë, me qëllim hyrjen në ndërtesë. Vjedhja e tyre prej 3 milion dollarësh ishte shuma më e madhe e vjedhur në histori, në atë kohë. Ata ishin betuar të mos i shpenzonin paratë deri sa të kalonin gjashtë vjet, që ishte dhe kalimi i kufirit të vjedhjes. Duke mos përdorur paratë e grabitjes, disa nga hajdutët vazhduan të jetonin një jetë në krim. Një anëtar i grupit u arrestua shumë shpejt për një incident që nuk kishte lidhje me vjedhjen, dhe që në fund përfundoi si informator mbi çështjen e vjedhjes – gjë që u pasua nga disa përpjekje e anëtarëve të grupit për ta vrarë atë. Bazuar në dëshminë e tij, i gjithë grupi u dënua me burgim të përjetshëm. Vetëm një pjesë e vogël e parave është gjetur, dhe pjesa tjetër mendohet të jetë e fshehur diku në kodrat e Minesotës. Bazuar në këtë histori janë realizuar një sërë filmash, ku më i famshmi është “Puna Brink”.

8 – Vjedhja e Lufthansa-s
Vjedhja e Lufthansa-s ka të gjitha karakteristikat e një filmi klasik kriminal, dhe ka shërbyer si një frymëzim për filmin e njohur “Gangsterët”. Në 1978, familja e krimit Lukeze, mësoi mbi një kasafortë të mbushur me para, që gjendej në aeroportin Kenedi në Nju Jork. Për të shmangur problemet me familjen Gambino, familja Lukeze i ftoi ata të merrnin pjesë në vjedhje. Ata pritën deri në dhjetor kur kasaforta ishte e mbushur plot nga një ngarkesë në Linjën Ajrore të Lufthansas. Mbështetur në ndihmën e të infiltruarve në aeroport, banda vodhi 5 milion dollarë në më pak se një orë, dhe më pas ia mbathën për të festuar. Pavarësisht reputacionit kriminal që kishte secila nga familjet e përfshira në vjedhjen ajo që ndodhi më pas i bëri ata të dukeshin si një grup amatorësh. Natën e vjedhjes, shoferi çoi fugonin nga skena e krimit drejt e në shtëpinë e të dashurës së tij. Në vend që ta shkatërronte atë sipas udhëzimeve, ai parkoi në një zonë të ndaluar. Policët e identifikuan menjëherë mjetin dhe e lidhën me skenën e krimit. Me qëllim që të shpëtonte veten nga burgu, ai dha informacion për pjesën tjetër të bashkëpunëtorëve, që çoi në arrestime të shumta. Deri në ditët e sotme, përveç hajdutëve, askush nuk e di çfarë ka ndodhur me paratë. Më 25 janar të këtij viti, FBI arrestoi esë persona të mafies së Nju Jorkut, përfshi një të dyshuar për të famshmen vjedhje të Lufthansa-s në aeroportin JFK, që është përjetësuar në filmin e vitit 1990 nga Martin Scorsese. Duke folur përpara gjykatës, Vincent Asaro, lideri aktual i familjes mafioze Bonanno, tha se është i pafajshëm për akuzat. Pas seancës, avokati i tij, Gerald McMahon, bëri shaka: “Më ka telefonuar Martin Scorsese. Do të bëjë vazhdimin e filmit “Godfellas” dhe duket se prokurorët federalë do i ofrojnë atij skenarin”. Asaro, 78 vjeç, akuzohet për vjedhjen e 5 milionë dollarëve cash dhe 1 milion dollarëve në bizhuteri në terminalin e Lufthansa-s në aeroportin JFK më 11 dhjetor të vitit 1978. Në atë kohë ishte vjedhja më e madhe e parave kesh në SHBA.

7 – Vjedhja e Mona Lizës
Mona Liza është një nga veprat më të famshme të artit në botë, por vetëm disa e dinë se ajo është vjedhur një herë nga një burrë italian. Më 21 gusht 1911, rojtarët në muzeun Louvre në Francë, vunë re se piktura mungonte, por nuk vepruan pasi menduan se ishte dërguar për restaurim. Vetëm të nesërmen u lajmëruan autoritetet, të cilët ndërmorën një kërkim masiv. Fansa të pikturës vizitonin vendin bosh të saj në murin e muzeut, dhe disa të tjerë shkruan letra dashurie për Lizën e humbur. Artisti Pablo Pikaso ishte një nga të dyshuarit kryesor, pasi policia zbuloi se ai kishte blerë disa vepra arti që ishin vjedhur nga muzeu vite më parë. Në dhjetor të 1913, hajduti Vinçenco Peruggia u kap pas një përpjekjeje për t’i shitur pikturën një tregtues veprash arti. Pas kësaj, Peruggia u kthyen në një hero për italianët, pasi u përpoq të ‘kthente’ Mona Lizën në “shtëpi”. Ai bëri më pak se një vit burg. Sot Mona Liza mbahet në kushte shumë të larta sigurie, e rrethuar me xham antiplumb.

6 – Vjedhja e diamanteve në Antverp
Më shumë se 80 % e diamanteve kalojnë në Distriktin e Diamanteve në Antverp, Belgjikë, ndaj dhe nuk është e habitshme që zona është nën vëzhgimin e policëve 24 orë në 24. Pavarësisht sigurisë ekstreme, një grup hajdutësh të njohur si Shkolla e Turinëve, arritën të vidhnin më shumë se 100 milion dollar kesh dhe diamante, gjatë fundjavës së Shën Valentinit në 2003. Kryetari i grupit, Leonardo Notarbartolo, përpara vjedhjes kaloi rreth dy vjet duke punuar në distrikt si tregtar diamantesh. Gjatë vjedhjes, hajdutët arritën të kalonin kamerat e sigurisë, detektorët ndijues, derën e çeliktë dhe një dry me më shumë se 100 milion kombinime të mundshme për të patur akses në kasafortë, dhe e gjithë kjo pa e ndezur alarmin. Pas gjithë atij planifikimi dhe përgatitje të kujdesshme, këta hajdutë u kapën kur u arrestuan për hedhje mbeturinash. Disa ditë pas vjedhjes, një banor lajmëroi policinë për të raportuar hedhje mbeturinash në pronën e tij, ku u gjet dokumenta që lidhnin Notarbartolon dhe grupin e tij me vjedhjen. Edhe pas dënimit të tyre, paratë dhe diamantet nuk janë gjetur asnjëherë.

5 – Rrëmbimi i fëmijës së Lindberg
Çarl Lindberg u bë një hero amerikan në 1927, pasi realizoi udhëtimin e parë transatlantik, solo, pa ndalesë. Ndërkohë që fama e tij ndihmoi në promovimin e industrisë së aviacionit në Amerikë, ajo çoi edhe në tragjedi personale, kur djali i tij u rrëmbye dhe u mbajt peng për shpërblim. Më 1 Mars të 1932, shërbyesja e Lindberg zbuloi se fëmija ishte rrëmbyer nga krevati. Lindberg gjeti një shënim pranë krevatit dhe menjëherë lajmëroi autoritetet. Pas një sërë diskutimesh me rrëmbyesit, përfshi këtu dhe 13 shkëmbime shënimesh, Lindberg i pagoi një të panjohuri 50 mijë dollarë. Ky individ njoftoi familjen se djali mund të gjendej në një barkë në limanin Marta. Policia rrethoi vendin, por fëmija dhe barka nuk ishin gjëkundi. Të nesërmen, rastësisht, u gjet dhe u identifikua trupi i fëmijës. Autopsia tregoi se fëmija kishte dy muaj që kishte vdekur, duke treguar se ai ishte vrarë menjëherë pas rrëmbimit. Në vjeshtën e 1934 u zbulua se autori i krimit ishte Bruno Hauptman, i cili u dënua me vdekje në Prill të 1936.

4 – Vjedhja e madhe në tren
Në gusht të 1963, u deshëm vetëm 15 minuta që një grup hajdutësh të vidhnin rreth 7 milion dollarë nga një tren britanik. Ndërkohë që totali i shumës do të ishte i barazvlefshëm me 80 milion dollarë në ditët e sotme, pjesa më e madhe e tyre nuk janë gjetur akoma. Por pavarësisht largimit të tyre të shpejtë, policia e kishte të lehtë të vihej në ndjekje të tyre dhe të arrinte në arrestimin e tyre. Jo vetëm që lanë shenjat e gishtërinjve, por ata kishin folur dhe me zë të lartë në tren rreth vjedhjes, duke bërë që pasagjerët të mblidhnin informacione lidhur me ta. Pas kapjes së bandës, qeveria filloi një proces gjyqësor kundrejt 15 hajdutëve. Historia e Vjedhjes së Trenit ende vazhdon të jetë intriguese për publikun dhe është paraqitur në libra, filma, teatër dhe muzikë.

3 – Dan Kuper
Në Nëntor të 1971, një burrë i quajtur Dan Kuper bleu një biletë avioni nga Portland për në Siatëll. Që në momentin që hipi në bord, Kuper kërcënoi duke kërkuar 200 mijë dollarë dhe katër parashuta, duke paralajmëruar se do të hidhte një bombë nëse kërkesat e tij nuk plotësoheshin. Ekuipazhi fluturues ndaloi, zbritën të gjithë pasagjerët dhe i plotësuan të gjitha kërkesat, duke iu bindur udhëzimeve të tij. Pak pas ngjitjes, Kuper mori një nga parashutat, mori paratë dhe u hodh nga një lartësi prej 10 mijë këmbë, duke rënë në pyjet poshtë. Në ditët e sotme, nuk dihet nëse ai jeton apo ka vdekur. Pavarësisht kërkimeve të bëra, deri në 1980 nuk u gjet asnjë provë e parave të vjedhura, kur një fëmijë që luante në pyll gjeti 5800 dollarë. Deri në ditët e sotme, pjesa e mbetur e parave ende nuk është gjetur.

2 – Vjedhja e rrugës Baker
Kjo vjedhje në 1971, në Londër, është një kombinim i një punë të dobët policore me një skandal mbretëror seksual, që ende mbetet mister. Në natën e 11 Shtatorit, një bandë hajdutësh hynë në një dyqan përballë bankës, dhe më pas hapën një tunel në drejtim të saj. Hajdutët përdorën radio transmetuese për të komunikuar, por nuk e kishin idenë se biseda e tyre po dëgjohej nga një punonjës radioje. Edhe pse ai arriti të njoftonte policinë, ata ishin të paaftë për të identifikuar bankën që do vidhej. Edhe pse policia arriti të dëgjonte të gjithë bisedën, hajdutët arritën të ja mbathnin me më shumë se 500 mijë paund, nga depozitat bankare. Ngjarja bëri bujë për tre ditë radhazi, deri në momentin që qeveria britanike siguroi një urdhër që ndalonte transmetimin e lajmit. Edhe pse qarkullonin zëra se hajdutët ishin kapur dhe arrestuar, identiteti dhe mënyra e kapjes nuk u zbulua asnjëherë. Supozohej se lajmi ishte fshehur për të mbuluar historinë e princeshë Margaret dhe anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore, dhe mbrojtur ata nga disa foto komprometuese. Deri në ditët e sotme, nuk ka prova që tregojnë se paratë janë gjetur.

1 – Bernie Madoff
Bernie Madoff mund të jetë një nga hajdutët më të pacipë në histori. Jo vetëm që mashtroi investitorët me një shumë prej 50 bilion dollarësh, por e bëri këtë gjë haptazi, në sytë e gjithë botës. Nga 1960 deri në 2008, Madoff operoi në një firmë investuese në Uoll Street. I njohur për dhënien e fitimeve të shumta investuesve të tij, Madoff kishte si klientë disa nga njerëzit më të famshëm dhe më të pasur në botë. Të shumtë ishin ata që mendonin se suksesi i tij ishte shumë i mirë për të qenë i vërtetë, por kjo nuk i ndaloi investitorët për të financuar miliona lekë në kompani. Një analizë financiare në 1999, tregoi se fitimet e Madoff jo vetëm që ishin të pabesueshme, por edhe matematikisht të pamundura. Duke përdorur një skemë gjigande Ponzi, ai përdorte paratë e investitorëve të rinj për të paguar investitorët e vjetër, dhe kështu vazhdonte cikli i tij i punës. Mashtrimi vazhdoi për shumë vite. Gjithçka u zbulua në 2008, kur Madoff e kishte të pamundur të gjeneronte shumën e nevojshme të parave që të mund të paguante klientët e tij. Pas kapjes, ai u dënua me 150 vjet burg.

Lajme të ngjashme

Back to top button