Jennifer Lopez fle me një student!

Bukuroshja Jennifer Lopez është në xhirimet e filmit ‘The Boy Next Door’, premiera e të cilit do të dal në janar të vitit 2015. Në këtë film Lopez është në rolin e një mësuese të çmendur pas një nxënësi me të cilin arrin edhe të flejë. Lopez gjithashtu është duke shijuar edhe suksese në karrierën si këngëtare ku para disa ditësh është shpallur si ‘Best Dance Artist’ nga revista amerikane Billboard…

Se është e zonja në këndim jemi dëshmitarë të gjithë. Por, Jennifer Lopezit i shkon mirë edhe në aktrim. Ajo së fundmi është duke xhiruar një film të ri që titullohet ‘The Boy Next Door’ dhe në këtë film Lopez ka rolin kryesor. Ajo është në rolin e një mësuese të një shkolle se mesme dhe në vendin ku jeton ajo ka një për fqinjë një djalë të ri që quhet Ryan Guzman i cili është nxënës i asaj shkolle.

Mirëpo, Ryan nuk gjendet në klasën ku Jennifer jep mësim dhe kështu ajo e bë të pamundurën që fqinjin e saj ta transferoj në klasën ku ajo i mëson nxënësit e tjerë. Jennifer është aq e eksituar ndaj Ryan saqë ajo kalon një natë me të. Në këtë film përkrah Jennifer në rolet kryesore janë edhe Kristin Chenoweth and John Corbett.

Ky film me përmbajtje interesante pritet që t’i pushtojë kinematë botërore me 15 janar të vitit të ardhshëm. Duket po ashtu se ky projekt do të ketë një shikueshmëri shumë të madhe sepse vetëm një demo e filmit e hedhur në kanalin ‘Youtube’ ka arritur t’i grumbullojë shumë shikime. Këngëtarja duket se është duke i ecur mjaftë mirë në jetën profesionale dhe jo keq nuk është duke i shkuar as privatja dhe kohëve të fundit ajo ka qenë temë bisede në mediet rozë për mundësinë e një tjetër martese të JLo./Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button