Vesa përjeton verën më të çmendur…

Këngëtarja prishtinase e cila po jeton dhe po vepron në Tiranë, Vesa Luma ka treguar se këtë vit e ka përjetuat verën më të çmendur ndonjëherë. Ajo ka treguar se po ashtu ka njohur shumë miq, ka provuar eksperienca të ndryshme dhe ka prekur natyrën më të bukur në botë. E kjo është sipas këngëtares natyra e tokës shqiptare.

E këtë këngëtarja e ka bërë të ditur përmes një video të postuar në rrjetin social ‘Instagram’ ku me fansat e saj ka ndarë fotot e saj më të dashura të kësaj vere.

“Nganjëherë kam frikë edhe vet nga ambiciet e mija. Por kur dua diçka nuk ekziston pengesë!!! Këtë vit kam përjetuar verën më të çmendur dhe gjithashtu tejkalova shumë frika, njoha shumë miq dhe preka natyrën më të bukur në botë-Shqipërinë. Faleminderit Albanian Mountain Team -Gerhard Duro”, ishte mbishkrimi i Vesës afër videos me foto nga përjetimet e saj nga ky sezon./Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button