Franca befasoi Spanjën, në gjysmëfinale me Serbinë

Njëra nga përfaqësueset favorite për të triumfuar në Kampionatin Botëror në basketboll, Spanja është eliminuar nga Franca.

Përfaqësuesja spanjolle pësoi befasisht humbje nga Franca me rezultat 65-52. Boris Diaw ishte më meritori në fitoren e Francës me 15 pikë, kurse Paul Gasol udhëhoqi Spanjën me 17 pikë.

Franca tani në gjysëmfinale do të takohet me Serbinë, ndërsa SHBA mbetet favoriti kryesor për të triumfuar në këtë Botëror.

Lajme të ngjashme

Back to top button