13 vjet nga sulmet e 11 shtatorit

Nën masa të shtuara të sigurisë, Shtetet e Bashkuara shënojnë sot përvjetorin e trembëdhjetë të sulmeve terroriste të 11 shtatorit, 2001.

Ngjarja që ka ndryshuar botën ka lënë rreth 3,000 njerëz të vrarë.

Terroristët e Al Kaidës kanë rrëmbyer aeroplanë të pasagjerëve dhe kanë sulmuar ndërtesa në Nju Jork, Uashington dhe Pensilvani.

Përvjetori i sivjetmë vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre po përballen me kërcënimin e militantëve të Shtetit Islamik, të cilët kanë pushtuar pjesë të mëdha të territorit në Irak dhe Siri.

Së fundmi, ata kanë vrarë edhe dy gazetarë amerikanë.

Lajme të ngjashme

Back to top button