Gjimnazi i Dibrës me pak nxënës të regjistruar, shkak migracioni dhe ulja e natalitetit

Është shqetësues numri i  nxënësve që janë regjistruar në gjimnazin e Dibrës ‘Zdravko Çoçkovski’. Edhe pse në dekadën e fundit numri i nxënësve të regjistruar nga viti i parë vazhdimisht ka qenë në rënie, për këtë vit shkollor ai është edhe më i vogël.

“Në vitin e parë janë regjistruar gjithsej 148 nxënës. prej tyre mësimet në gjuhën maqedonase do ti ndjekin 60, dhe në gjuhën shqipe 88 nxënës”, deklarojnë pedagogët e gjimnazit.

Sipas Konkursit të Ministrisë së arsimit dhe Shkencës këtë vit ishte parashikuar të regjistrohen gjithsej 340 nxënës.

Numri i përgjithshëm i nxënësve që mësojnë ën këtë gjimnaz është 700, për dallim nga vitet e mëhershme ku ky numër ishte 1.300.

Si arsye kryesore për zvogëlimin e numrit të nxënësve janë, migracioni, ulja e natalitetit, por edhe regjistrimi i nxënësve në shkolla të mesme të tjera jashtë qytetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button