Dita e 6: Çfarë po mendoni?

Në betejën tonë të përditshme, për të qenë vazhdueshmërisht të suksesshëm gjatë Ramazanit, është e lehtë për t’u fiksuar pas disa çështjeve të produktivitetit fizik: Sa orë kam fjetur? Sa kalori kam djegur? A u mora me ushtrime? 

Pavarësisht se kjo është e rëndësishme, kujtoni që produktiviteti fizik është një mjet, jo qëllim final në vetvete. Në përkufizimit tonë, produktiviteti fi-zik ka të bëjë me përmirësimin e aftësive fizike për të lehtësuar adhurimin ndaj Allahut të Lartësuar.

Ajo për të cilën duhet të jemi të vëmendshëm është: A do ta pranojë Allahu i Lartësuar agjërimin tonë? A i falëm në kohë të gjitha namazet sunete? A lexuam Kur’an? 

Mos harroni se, Ramazani nuk është bërja e një iftari në fund të ditës, por ka të bëjë me arritjen e një niveli të ri shpirtëror me Allahun nëpërmjet veprave tuaja.

Shkëputur nga libri “30 Këshilla për Ramazan” me autor Hoxhë Bekir Halimi. Me leje të plotë të autorit

 

Lajme të ngjashme

Back to top button