Sot mbledhja e komisioneve për çështje evropiane, për bujqësi dhe ekonomi

Në Kuvendin republikan sot do të mbajnë mbledhje komisionet për çështje evropiane, për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.

Në rend dite të komisioneve për çështje evropiane dhe për bujqësi janë propozim – ligjet për rezervat e detyrueshme të naftës, për mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve, dhe për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për nënprodhime me prejardhje nga kafshët, të gjithë në lexim të parë.

Komisioni ligjdhënës-juridik, ndërkaq, duhet t’i shqyrtojë propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të ligjeve për inspektimin sanitar dhe shëndetësor, për fertilitetin e ndihmuar biomjekësor, për shëndetin publik, për nënprodhime me prejardhje nga kafshët, për arsimimin e të rriturve, për ndërprerjen e shtatzënisë, të gjithë në lexim të parë.

Pjesë e rendit të ditës janë edhe propozim-ligjet për ndryshim të ligjeve për siguri në furnizimin me gjak, për studimet mjekësore dhe përsosjen e vazhdueshme profesionale të mjekëve, për rezerva të detyrueshme të naftës, për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse, për marrjen dhe transplantimin e pjesëve nga trupi i njeriut për shkak të mjekimit, në lexim të parë.

Lajme të ngjashme

Back to top button