fbpx

Recension: Zaevi ndryshon mendjen për rastin “Makedonska Banka”

 

Teksti “Zaevi ndryshon mendjen për rastin “Makedonska Banka”, nuk e transmeton në mënyrë objektive atmosferën nga salla e Gjykatës Themelore Shkup 2 për rastin e ofendimit dhe shpifjes, ku kryeministri e paditi liderin e opozitës. Titulli dhe fjalia e parë e artikullit:

“Gjatë gjykimit të sotëm, lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi në tërësi u tërhoq nga pohimet se kryeministri Nikolla Gruevski ka qenë pjesë e korrupsionit në blerjen e aksioneve të ‘Makedonska Banka'”,

tingëllojnë sikur kryetari i socialdemokratëve ta ketë ndryshuar mendimin për atë se në atë kohë është bërë gjoja kriminalitet me shitjen e “Makedonska Banka”. Fitohet përshtypja sikur Zaevi është tërhequr nga akuzat se kryeministri në fillim të vitit 2004, gjoja, ka qenë i involvuar në “aferën korruptive prej 1,5 milionë eurosh në kesh”. Por, a është ashtu?

'Заев се премисли за Македонска банка I Република Online' - republika_mk__p=309042Linku deri te artikulli origjinal: Zaevi ndryshon mendjen për rastin “Makedonska Banka”

Data dhe koha e publikimit: 02.09.2014, 12:20

Data e recensionit: 03.09.2014

Recensuese: Оlivera Vonjovska

 

TEKST NË MBROJTJE TË KRYEMINISTRIT

Ky tekst me qëllim tendencioz është përgatitur vetëm në bazë të deklaratës së kryeministrit, të dhënë pas seancës gjyqësore (02.09.2014). Dhe, me këtë rast vihet në funksion të mbrojtjes së tij nga “të pavërtetat dhe shpifjet e llojit më të ulët”.

Edhe pse deklarata e tij është transmetuar në mënyrë të saktë, megjithatë bie në sy hapësira e madhe që i është dhënë liderit të së djathtës. E kundrejt kësaj, aspak nuk transmetohet se çka saktë ka thënë shefi i opozitës. Faktikisht, i gjithë artikulli bazohet vetëm në vlerësimin e Gruevskit për dëshminë e kryetarit të LSDM-së. Me ç’rast Zaevi prezantohet si njeri që është kapur “ngushtë” dhe kërkon mënyrë se si të dalë nga situata.

Me një qasje të këtillë selektive lexuesve nuk u jepet mundësia të shohin se çfarë paraqitjeje ka pasur kryetari i LSDM-së para Gjykatës, e pastaj ata vetë të vlerësojnë se a i ka tërhequr ai akuzat që i ka thënë për kryeministrin.

E çka në fakt ka deklaruar Zaevi në seancën e mbajtur në Gjykatën Themelore Shkup 2?

Në interes të së vërtetës, duhet thënë se përkundër pohimeve të paraqitura në përfundim të tekstit se:

“Gjatë seancës së sotme gjyqësore, avokatët e Zaevit e kanë këshilluar atë që të mos përgjigjet në pyetjet e gjyqit”,

lideri i LSDM-së, siç raportuan mediat e tjera, është përgjigjur në pyetjet e avokatit të Gruevskit dhe ka deklaruar se “mbetet në dyshimin e bazuar se është kryer vepër penale për mitë dhe marrje të parave në kesh”.

“Në asnjë moment qëllimi im nuk ka qenë të dëmtohet autoriteti ose nderi, por ta plotësoj obligimin ligjor si qytetar dhe kryetar i partisë më të madhe opozitare si korrigjues i pushtetit”

 

“Nuk ndjej asnjë nevojë për të kërkuar falje. Këtë e bëj vetëm në raste kur mendoj se kam gabuar”   

 

„Edhe sot do të thoja se kam dyshim të bazuar se është bërë kriminalitet”

 

“..Zaevi sqaroi se pas çdo pohimi në deklaratat e tij, që ka përfunduar me pikë, ka pasur pyetje që ka treguar se ai dyshon haptazi”

Poashtu, në materialin që e recensojmë nuk përmendet se Zaevi në deklaratën e tij para Gjykatës ka zbuluar se inçizimi tonik (me zë) për gjoja kërkimin e mitës gjatë shitjes së “Makedonska Banka”, ia ka dhënë personalisht Den Donçevit në selinë e LSDM-së. Si dhe atë se ai ka kërkuar nga gjyqi të Donçevi të ftohet si dëshmitar kryesor, por gjykata e ka refuzuar kërkesën e këtillë.

“Audio-inçizimin dhe dëshmitë me shkrim i mora nga Den Donçevi, i cili në momentin e negociatave për shitjen e “Makedonska Banka” ka qenë sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së. Informatat i mora 10 ditë para publikimit të tyre për opinionin…”

 

„… në qoftë se ka nevojë, Den Donçevi është i gatshëm të dëshmojë para gjyqit”

E gjithë kjo i jep një pasqyrë krejtësisht tjetër për dëshminë e liderit të opozitës. Mirëpo, është e qartë se artikulli aspak nuk ka pasur ambicie ta paraqesë të vërtetën dhe objektivisht të informojë për paraqitjet e dy rivalëve politikë. Kështu që, në vend të raportimit korrekt, të balancuar nga gjyqi, publikut lexues i është ofruar një produkt i spinuar të cilit i mungon distanca politike.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close