Apple liron iPhone 5s dhe 5C

Nëse nuk jeni të interesuar në iPhone 6 apo iPhone 6 Plus, atëherë Apple është duke e ofruar një zgjidhje për ju.

Në fakt, Apple ka vendosur që nëse jeni të interesuar ta blini telefonin e saj me ekran më të vogël, atëherë ta paguani atë për një çmim më të ulët.Është fjala për iPhone 5s dhe iPhone 5c, pa kontratë me operatorët mobil, të cilët i ka zbritur për 100 funta për secilin, pas lansimit të djeshëm të modeleve të reja.

Kjo do të thotë se versionet paraprake me 16GB apo 32GB të iPhone 5s mund të blihen për 459 funta apo 499 respektivisht, ndërsa iPhone 5c (8GB) ka rënë në 319 funta. Edhe pse Apple Ëatch nuk do të jetë në dispozcion këtë vit, kompania ka thënë se iPhone-ët më të vjetër se iPhone 6 do ta mbështesin orën e mençur të Apple. (Telegrafi)

Lajme të ngjashme

Back to top button