Abdylaqim Ademi s’ia ka haberin nga matematika

Abdylaqim Ademi bën gafë, duke treguar para tjerëve se nuk ia ka haberin nga matematika ose më saktë nga mesi aritmetik.

Deputetja e pavarur Sollza Gërçeva, gjatë debatit në komisionin e arsimit,  tha se vendosja e notave të dobëta (njëshave) nga testimi ekstern në dëftesat e nxënësve do të ndikojë që në fakultete të aplikojnë nxënës me mesatare nën 2. Kjo, sipas saj, do të jetë precedent në kundërshtim me ligjin.

Reagimi i ministrit të arsimit, ishte i menjëhershëm duke ju përgjigjur:

“Edhe nëse nxënësi merr 12 dysha dhe në dy testimet eksterne nga një 1, përsëri mesatarja del mbi 2.0”, tha Ademi duke treguar njëherësh se nuk ia ka idenë nga lëmia e matematikës dhe se për çfarë bëhet fjalë.
Më vonë edhe vetë ministri e kupton gabimin, por përsëri mbronte ligjin.

Kohë më parë, në mediat shqiptare, nga një analist prej Shqipërisë, u publikua edhe një shkrim ku tregonte se Abdylaqim Ademi ka blerë diplomën e tij në universitetet shqiptare./Portalb

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Per te miŕèn e atyre tjerve dhe tè keqen tonè , Ai dhe disa koleg tè t8j aspak s’ia kanè haberin pèr shumè gjèra.

Back to top button